Aktorja e humorit Rudina Dembacaj që njihet më së shumti për karakterin shpërthyes dhe batutat pa filtra ka folur për për lidhjet e saj të mëparshme dhe marrëdhënien me bashkëshortin aktual.
E ftuar në PopCulture, ajo ka rrëfyer disa sekrete nga jeta personale kur tha: “U ndava nga i dashuri i fundit sepse nuk kishim përputhje së bashku dhe unë kisha nevojë për një mashkull më bujar dhe xhentëllmen. Bashkëshorti im ndryshon shumë nga ish partnerët e mi.”
Ndërsa e pyetur nëse do të pozonte nudo për 100 mijë dollarë, Rudina Dembacaj tha po, duke shtuar se do të pranonte sapo të rregullonte pak linjat.