Spice Girls rikthehen së bashku, por Victoria nuk do të këndojë. Projektet e reja anembanë botës, një kontratë prej 10 milionë dollarësh secila dhe një reality shoë në horizont rikthejnë grupin e vajzave të Spice Girls .
Grupi ”Spice Girls” shënjoi vitet ’90 me muzikën e tyre, me 85 milionë albume të shitura për ta bërë atë një nga grupet më të njohura të të gjitha kohërave, transmeton ATSH shkrimin e tgcom.
Tani Spice Girls janë të gatshëm të kthehen në skenë ,pas negociatave të shumta, fal një marrëveshje me shifrën e çmendur prej 50 milionë dollarë.’The Sun’ raporton se , Victoria Beckham ka vendosur një kusht në grup: nuk është e detyruar të këndojë.
Në një takim sekret në Los Anxhelos, i cili u zhvillua për detajet e një kthimi që sigurisht do të bëj zhurmë, Geri Halliëell, Melanie C, Melanie B, Victoria Adams dhe Michelle Stephenson, do të jenë Spice Girls përsëri.
Projektet e planifikuara për këtë bashkim përfshijnë një seri emisionesh televizive në Kinë, një shfaqje të talenteve të reja dhe një album që do të festojë hitet e tyre më të mëdha.
Për të vendosur të ktheheshin së bashku, formula e kontratës ishte vendimtare: 10 milionë secila për të ringjallur një grup që bëri historinë e muzikës botërore,dhe fansat e tyre do të kenë mundësinë të këndojnë në koncerte hitet e tyre si “Wannabe”,”Too much”, “Say You’ll Be There”, “Viva forever”. (b.an)