Arbion Aliko një prej të arrestuarve në kuadër të superaksionit të policisë në 2014-ën në Lazarat per trafik droge zgjedh te mbrohet politikisht duke akuzuar PS dhe ish ministrin Saimir Tahiri. Në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, Aliko ka shenjëstruar ish-ministrin dhe policinë se kanë nxjerrë tonelata me drogë nga Lazarati dhe e kanë shitur tek trafikantët.
“Policia e shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”,- u shpreh i riu siç mëson BalkanWeb.
Aliko sëbashku me Gurgaz Skënderin, Erik Skënderin, Beqo Brahimin dhe Alfred Prokon po gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda për disa akuza të ngritura asokohe bashkë me kreun e grupit Gate Mahumtaj. Ndërsa Gatja u dënua se pranoi gjykim të shkurtur, Aliko vazhdoi betejën në gjykim të zaknoshëm dhe pritet që pas pak minutash të marrë verdiktin final.
ma.me