Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për prokurorët, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nezar Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj.
Bëhet fjalë për dy prokurorët e Krimeve të Rënda: Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se nuk kanë njoftuar Prokurorinë e Pergjithshme por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit.
Ndërkohë, veç dy prokurorëve të tjerë Kryeprekurorja e Përgjithëshme e Përkohshme Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore edhe për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nezar Seitit, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për një tjetër prokuror të Tiranës, Shahin Pashën. Tashmë hetimi ka nisur dhe në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur baza materiale (dosja) e cila po shqyrtohet për të verifikuar “pasaktësitë” apo “shkeljet” e personave të sipërpërmëndur që i dhanë mundësinë e ekstradimit të Seitaj. Hetimi i kësaj cështje i është deleguar njësisë Task Forcë në Prokurorine e Rrethit Durrës, e cila drejtohet nga Edmond Kaloshi dhe ka në përbërje pesë prokurorë. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetën se po hetohet me intensitet për “objektivitetin” e trajtimit të kësaj dosje e përpunuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda. /panorama
ma.me