Një i ri kërcënon t’i japë fund jetës, teksa është ngjitur mbi banesën e tij dhe tenton të hidhet. Shkak që ka shtyrë të riun drejt këtij akti vetëflijues është vendimi për t’i shembur banesën.
Ngjarja po ndodh te Liqeni i Thatë, në Tiranë, ku djali i vogël i familjes Peti ka hipur në çatinë e banesës dhe kërcënon të hidhet. Ai kërkon kreun e bashkisë, Erion Veliaj, të shkojë aty, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur poshtë.
Klajdi Peti nuk pranon të lirojë shtëpinë, duke thënë se e ka me letra, ndërkohë që zona ku ndodhet banesa e tij është shpallur si zonë parku.
a.ç