Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Memlikajn, banues në Drizë, i cili është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.
Po ashtu Memlikaj akuzohet dhe për “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
NJOFTIMI I POLICISË
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim:
-Fatmir Memlikaj, 45 vjeç, banues në Drizë, Fier.
Kapja e këtij shtetasi u bë pasi sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, dhe Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 146, 25 e 22 të Kodit Penal. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
a.ç