TIRANË- Pas një seance të tensionuar në Kuvend, ku opozita qëndroi gjatë gjithë kohës në foltore, pasi çështja e Nezer Seitit nuk u përfshi në rend dite kryedemokrati Lulzim Basha zgjedh emisionin “Studio e Hapur” në News 24 për të komentuar gjithçka ndodhi. Sipas tij, opozita nuk mund të pranojë marrjen peng të një njeriu që do kthehej në dëshmitar të drejtësisë, duke treguar sa para kishte marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga trafikantët “Habilaj”.
Në studion e Eni Vasilit kreu i PD-së ka përballë analistin Fatos Lubonja dhe gazetarin Robert Rakipllari. Ai do të komentojë edhe negociatat e nisura me grekët për marrëveshjen e detit.
Intervista e tij vjen pak ditë pas protestës së 27 janarit dhe me interes pritet të jetë strategjia që do të ndjekë PD-ja dhe aleatët e saj.
Ishte një skenë e parapërgatitur ajo që pamë sot në Kuvend?
E kundërta, ishte një sjellje e përsëritur nga mazhoranca për të na hequr të vetmen të drejtë në atë Parlament, fjalën. Kryetari i grupit e mori fjalën në një moment të paprecedent kur shteti shqiptar 5 apo 6 institucione kanë rrëmbyer dëshmitarin kyç të dosjes Tahiri-Habilaj. Pra, ai kërkoi praninë e kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë e cila u përcoll me lezet. Edi Ram ka zhurmuar këtë megaskandal. Rrëmbimi i Nazer Seitit është më i rëndë se publikimi i përgjimeve për Tahirin nga antimafia italiane. Është ekstraduar kur avokati i tij po niste procedurat për ta shpallur si i penduari i drejtësisë, pra ai do pranonte të rrëfente në detaje bashkëpunimin dhe bashkëpunëtorët. Llogaritari i bandës, njeriu që disponon sa para shkuan tek Tahiri, sa tek policia në momentin që avokati u vu në lëvizje u rrëmbye. Ligji shqiptar ndalon ekstradimin e një personi në hetim.
Ky person nuk mund të ekstradohet dhe për një arsye të thjeshtë. Sa kohë është në hetim. Këtu tek ju ka thënë ministri i brendshëm tha se u arrestua me 20 tetor me urdhër të Interpolit. Ky është një mashtrim. Ja ku e keni dokumentin e policisë Vlorë, procesverbali kur ky ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale për të cilën po hetohet Tahiri dhe Habilaj. Ky është dokumenti që e vërteton. Xhafaj dy ditë më parë gënjeu, sepse ai e ka këtë dokument. Skandali është edhe më i thellë. Ky proces ka nisur 2 herë dhe filtrat e shtetit kanë funksionuar dhe kanë thënë që ky person nuk mund të ekstradohet sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton. Është një mashtrim bajat i rëndomtë sepse Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar 3 letër-porosi për prokurorinë e Catanias. Janë gjurmët e gishtave të një kupole mafioze për të ndihmuar Saimir Tahirin dhe çështja e tij të zvarritet apo mundësisht të mbyllet çështja”, deklaroi Basha.
Përpjekja juaj në parlament dështoi?
Basha: Ne nuk kishim synim të dilnim jashtë rregullores. Kryetari i grupit parlamentar kërkoi që në përputhje me rregulloren, kërkoi të flitej për një çështje të rëndësishme. Ruçi bëri atë që bën gjithmonë, i mbyll gojën opozitës.
Për nxënësit nga klasa parë deri në klasën e 9, kërkesë që ishte në parlament. Kishim motivin për të shpalosur nismën tonë dhe për të denoncuar aferën korruptive për Aeroportin e Vlorës. Me të gjitha mjetet duan të shpëtojnë Tahirin se është i lidhur me Ramën.
Çfarë paralajmëroni se do të bëni?
Basha: Ai nuk është një parlament, por një dhomë që i mungon legjitimiteti. Ata duan ta përdorin atë dhomë për të garantuar paprekshmërinë e shokëve të tyre. Se me këta kriminelë kanë ardhur në pushtet. Tjetërsuan vullnetin e popullit. Ne do bëjmë atë që bën opozita, do të vazhdojmë të denoncojmë. Bëmë një protestë madhështore. Dhe të mundësojmë që të mbrohen sa të jetë e mundur liritë e qytetarëve. Duke kritikuar, duke ftuar qytetarët në protestë me qëllim që keqqeverisja të ndikojë sa më pak.
Lubonja: Unë bashkohem me idenë që çështja e Nazer Seitaj është skandal. Është një shtet i kapur nga mafia. Do shkojmë të bëjmë teatër në parlament apo do dalim nga aty? Forma më normale për këtë situatë në demokraci është një popull që ngrihet dhe e nxjerr jashtë loje Ramën nga zyrat e kryeministrisë. Ky njeri u mor që të mos dalin ato prova për ta mbyllur krimin e tyre, atëherë çdonjëri nga ne është në rrezik. Të gjithë ne që flasim kundra qeverisë jemi në rrezik. Por problemi është se nuk ngrihet populli. Pastaj futemi te tema a ka alternativë populli? Kur flasim për opozitën, dhe siç po shohim se ky problemi me drogën është se janë ca trafikantë droge që merren me qeverinë, por nuk është vetëm droga problemi. Por po shohim se po fillon të kërcënohet në Tiranë, po bëhet terror urban, pastrim parave të drogës nëpërmjet qindra lejeve të ndërtimit. Po i merret njerëzve hapësira publike, dielli, ajri. Unë tani pres nga ju Basha, që në këshill bashkiak keni bashkë me LSI, pjesën më të madhe. Unë nuk shoh aksione të fuqishme që të shpëtohet qytetari nga ky terror urban. Ju vërtet flisni për drogën por kur vjen puna për sistemin ekonomik kriminal që është këtu, ju e shihni si katrahurë. Po prit se katrahura nuk bëhet për 3 vjet. Nuk është vetëm Edi Rama, është i gjithë sistemi kriminal. Ju thjeshtë kapeni me majën e ajsbergut.
Ke shumë të drejtë se problemi është apatia. Këtu gjëja më e thjeshtë është të thuash opozita, opozita. Opozita ka detyrën e vetë. Unë besoj se në protestën e 27 janarit kanë ardhur njerëz të thirrur nga partitë por nuk ka pasur vetëm militantë.
Lubonja: Do kishte ardhur gjithë Tirana.
Vasili: Ne ju kemi ftuar që të flisni.
Basha: Patjetër duhet reagim qytetar dhe opozita ka marrë përgjegjësinë në realitetin shqiptar por nuk është një realitet normal demokratik. Ke sindikata, shoqata që reagojnë. Duhet të ketë media që reagojnë. Nuk ka reagim se po të ketë reagim, në radhë të parë ju të tre si gazetarë duhet të protestoni. Opozita është një entitet politik. Këtu kanë marrë fund proceset politike megjithatë opozita mbetet një entitet politik. Çdo të enjte, prej të enjtes sime të parë, kjo analizë është bërë në mënyrë shëruese nga unë si kryetar i opozitës por edhe nga deputetët. Ky sistem kriminal është ndërtuar nga Edi Rama me vetëdije, jo se nuk ka ekzistuar bashkëpunimi mes krimit dhe politikës në të kaluarën por bashkëpunimi në sistem është risia që ka sjellë Edi Rama. Këta njerëz që erdhën në parlament është unike për Shqipërinë. Prania e drejtpërdrejt e personave të dënuar si deputetë si kryetarë bashkish këtë na e solli Edi Rama. Bëri pakt me djallin për të ardhur në pushtet. E ktheu Shqipërinë në zonë të krimit. Jo se s’ka pasur drogë por që të kthehej në prodhim të parë të Shqipërisë.
Vasili: Lubonja thotë jeni bashkë në këtë gjë.
Basha: Nuk e solla unë as PD as Rroshin, as Prengën, as Doshin i solli këtu.
Lubonja: Disa prej tyre.
Basha: Asnjë prej tyre.
Lubonja: Ky është sistemi që keni ngritur ju.
Basha: Ti mat kohën time, s’mat kohën tënde. Është gabim që thua jemi të gjithë njësoj. Është vepër i një njeriu. I bëri Edi Rama për pushtetin e tij. Problemi nuk është thjesht bima e kanabisit. Problemi është infrastruktura kriminale që u ndërtuar. Milionat e drogës, eksporti kryesor i Shqipërisë në 2016 për çfarë po përdoren për të diversifikuar kriminalitetin. Droga kaloi tek kanabisi, heroina e kokaina, pastaj tek pastrimi i parave, ndërtimi, turizmi dhe mbetjet. E kam thënë këtë.
Lubonja: Me llafe të përgjithshme.
Basha: Nuk është ashtu.
Lubonja: Jo me llafe, me emra.
Robert Rakipllari: Sa i përket çështjes së Nezer Seitajt kemi të bëjmë me një skandal. Avokati e ka parë si ia kanë rrëmbyer pa marrë rrobat, pa pasaportë dhe avokati thoshte s’ka mundësi ta marrin ta ekstradojnë, do e kenë çuar në ndonjë burg tjetër. Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë shteti zhduk një dëshmitar. Sipas meje çështja ku është përfshirë Tahiri ka shumë pak gjasa të zbardhet pas kësaj. Basha tha opozita e ka alternativën, por denoncimi është një pjesë, opozita duhet të bëjë akte politike, e shoh që bën shumë pak të tilla. Alternativa është që ju të bëni diçka ndryshe. Pavarësisht se i humbët zgjedhjet keni 8 muaj në krye të PD-së, s’keni mbledhur ende këshillin kombëtar. Ne këtë popull kemi zoti Basha. Sondazhet thonë që Rama ka rënie pas skandalit Tahiri, por opozita sërish është në të njejtin nivel
Basha: Çfarë sondazhi i referohesh ti?
Rakipllari: Unë i referohem sondazheve të besueshme
Basha: Sondazhet tona nuk thonë kështu
Rakipllari: Po të them cfarë garancie keni ju?
Basha: E di edhe unë që denoncimi s’është politikë. Alternativa është vizioni se si do ecet para, kjo mazhorancë është pa vizion, ne kemi treguar të kundërtën. Ai i la edhe premtimet shkoi tek tepsia e kusia. Aletrantiva e Bashës apo e PD-së është shpalosur dhe ka marrë vlerësimet maksimale
Eni Vasili: Pse nuk dalin njerëzit në protestë?
Basha: Eni po shkon degë më degë. Po them një fakt që e di mjaft mirë ti, e ka thënë edhe PPE e vetmja forcë me program të mirë në këtë vend është PD. Ne kemi një program për shqiptarët, për fermerët, t’i mbështeteshim të kenë fitime njësoj si ata në Maqedoni.
Eni Vasili: Mos bëni propagandë
Basha: Unë nuk po ju fyej, nuk jemi bunkerë këtu
Eni Vasili: Mos flisni për detaje të programit
Basha: Po më dëgjoni mo se jeni tre me 1…Në një vend si Shqipëria që po zaptohet me koncesione mund të investonim për studentët, për fermerët, për sipërmarrjen. Ne jemi për një ekonomi të drejtë me pushtet të kufizuar. Unë dua ta mbaroj mendimin mos përhapni kulturën Ruçi edhe në këtë studio. Ti japim fund kësaj klisheje se ne jemi me program të kolauduar: Jemi për transparencë, për t’i dhënë fund monopoleve dhe koncesioneve, fund bashkëqeverisjes me krimin, taksa të ulëta, reformë në arsim.
Eni Vasili bën shenja
Basha: Ul pak duart që të ul edhe unë zërin…Kjo opozitë ka alternativë ne s’na lë një çimento kriminale. (Balkanweb)