Dy ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të luajtura në orën 14 të ditës së sotme, kanë përfunduar me fitoren e thellë në shtëpi të Laçit përballë gjirokastritëve të Luftëtarit dhe atë të Skënderbeut, në transfertën durrsake.
Që të dyja ekipet, ai kurbinas dhe ai korçar, thuajse e kanë siguruar që tani biletën e kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës.
Laçi shënoi plot tri herë në portën e Luftëtarit, me autorë të golave Nikën, Reginaldon dhe Qaqin, duke hedhur njërën këmbë drejt raundit tjetër. Ndërkohë, “ujqërit e dëborës” iu falën një dygolëshi të shënuar nga James Adeniyi në “Niko Dovana”, duke e konsideruar thjesht një “shëtitje” takimin e kthimit në Korçë.
Kupa e Shqipërisë pret të zhvillohen edhe dy takimet e orës 17, ajo mes Flamurtarit dhe Partizanit, si dhe Tiranës e Kukësit.
a.ç