Një aksident me një të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në afërsi të Urës së Shkumbinit. Siç bën me dije policia e Elbasanit, mjeti tip “Ford” me targa AA 085 IM drejtuar nga A.R., 49 vjeç banues në Shushicë ka aksidentuar biçiklistin rreth 50 vjeç. 50-vjeçari është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.
Ndërsa, blutë e Elbasanit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariat për veprime të mëtejshme. Lidhur me këtë aksident, mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.