Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu deklaroi se Amerika iu përgjigj kërkesës së Shqipërisë drejtuar NATO-s për pajisje ushtarake.
Diplomati amerikan tha se dërgesa e parë për vendin ton kapë shifrën prej 600.000 dollarë. Mes të tjerash Lu tha se SHBA është krenare që ndihmon që të shpëtohen jetë.
“Kjo është dërgesa e parë, ka vlerë mbi 600.000 dollarë. Ne jemi krenarë që ju ndihmojmë të shpëtoni jetë”, tha Lu.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se miku i mirë njihet në ditë të vështira.
“Ju falënderojmë për ndihmën bujare”, tha Xhaçka.
a.ç