Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar edhe një herë lidhur me ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, i arrestuar si financues i grupit kriminal të Habalajve.Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Rama tha se shteti po i kundërvihet drejtësisë, duke shtuar se ajo në shumicën e rasteve po mban anën e krimit.
Duke hedhura akuza të ashpra për mënyrën sesi u ekstradua në Itali Seiti, Rama tha se në një vend normal ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përgjithshme duhet të kishin dhënë dorëheqjen.
“Në mbledhjen e Grupit, u bë objekt diskutimi edhe skandali i madh i denoncuar prej ditësh jo vetëm nga autoritete me përfaqësim publik, por edhe nga media në vend, skandali i madh shtetëror i ekstradimit të Nezar Seitit, të ashtuquajturit financier të Grupit “Habilaj”
Jemi përballë një situate skandaloze, jemi para një fakti shumë të rëndë të papërgjegjëshmërisë shtetërore dhe situate ku shteti i kundërvihet drejtësisë, mban anën e krimit dhe përmes autoruiteve të veta bëhet palë me narkotrafikantët duke hequr nga dora e drejtësisë shqiptare të vetmin dëshmitar të akuzuar apo pjesëtar të arrestuar të trafikut të lëndëve narkotike.
Çfarë ka ndodhur? Në kundërshtim me ligjin penal të Shqipërisë, nenet 490 e në vazhdim, është ekstraduar në Itali ky shtetas ndërkohë që ndaj tij kishte një hetim të nisur nga Prokuroria e Krimeve të rënda, masë arresti me burg nga gjykatate të gjitha nivele dhe në këtë mënyrë përmes urdhërimit të ekstradimit, është hequr nga duart e drejtësisë shqiptare ky personazh i botës së krimit. E gjitha kjo çon në dëmtim të pengim të hetimti të çështjes në vijim.
Në mënyrë paradoksale Prokuroria e Përgjithshme deklaron se nuk kishte dijeni se ky person gjendej nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe po ashtu edhe Ministria e Drejtësisë. Papërgjegjshmëri është shumë pak ta konsiderosh këtë sjellje. Këtu kemi të bëjmë me një bashkëveprim të organizuar dhe qëllimshëm për të penguar drejtësinë shqiptare për të zbardhur çështjen e trafikut të drogës. Ky është një skandal i madh natyrisht në kushte normale të një qeverisje normale. Edhe prokurori i përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen.
Meqë jemi para kryerjes së këtij veprimi haptazi në kundërshtim me ligjin, haptazi në kundërshtim me autoritetin që ka organi i akuzës, përgjegjësia është e drejtpërdrejtë e Prokurores së Përgjithshme dhe e Ministres së Drejtësisë sepse në bazë të ligjit, Ministri i Drejtësisë është autoriteti që ka përgjegjësinë për të kryer verifikim të detajuar të gjendjes ligjore të personit nën akuzë dhe pasi të konsultohet me institucione të tjera, duhej të vendoste. Kjo është njëra anë dhe ana tjetër që e bën më të rëndë, është nxitimi për ta sa më shpejt këtë procedurë.
Mbi bazën e këtij realiteti, ne, LSI, do të vazhdojmë me shumë përgjegjësi duke shfrytëzuar të gjithë instrumentet do të vazhdojmë procesin e zbardhjes, të verifikimit për të çuar tek ndëshkimi ligjor personat përgjegjës., si përmes thurjes në Kuvend edhe të prokurores së Përgjithshme dhe deri një komisioni të posaçëm hetimi. Nuk jemi para një shkelje administrative, por një faji ku ka vend për t’u vendosur para përgjegjësisë për ata që janë bashkëfajtorë në ekstradimin e Nezar Seitit.”, tha Rama.
ma.me