Policia e Vlorës ka sekuestruar 150 kilogramë kanabis sativa brenda një furgoni tip “Benz” në fshatin Cerkovinë të Novoselës.
Furgoni me drogë ishte parkuar pranë banesës së Ervin Zykaj 42 vjeç. Ky i fundit u arrestua menjëherë, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar me iniciale F.Gj. nga Vlora.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe automjetin furgon ku ishte vendosur kanabisi.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor për të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
a.ç