Manchester United nuk do t’i qëndrojë në rrugë Zlatan Ibrahimoviqit nëse dëshiron të largohet nga klubi. Kështu ka thënë trajneri i Man. Utd, Jose Mourinho, të hënën. Sulmuesi është lidhur me një transferim të mundshëm te skuadra amerikane LA Galaxy.
Mourinho ka thënë se Ibra mund të largohet nëse e dëshiron këtë, shkruan Koha Ditore.
“Nëse kjo është e vërtetë dhe Zlatani dëshiron një të ardhme në një klub tjetër e vend tjetër, atëherë do t’i ofroj ndihmë dhe do të krijoj kushtet për të ndodhur kjo”, ka deklaruar portugezi.
Ibrahimoviq 36-vjeçar, që i është bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2016 dhe ka kontratë deri në verë të këtij viti, ka luajtur shumë pak këtë stinor pasi ka lënduar ligamentet e gjurit vitin e kaluar, përgatiti Express. (b.an)