Policia ka shpalur në këkrim Domart Konjarin për vrasjen e Devi Kasmit. Konjari është një emër mjaft i njohur për drejtësinë pasi lidhet me bandën e rrugës “Bardhyl”. Ai dyshohet për të paktën 8 vrasje. Në një rast ai ka vrarë për vetëmbrojtje pasi ekzekutoi një person që i kishte bërë pritë në vitin 2006. Në vitin 2009 ai i shpëtoi një tjetër atentati në Spanjë, ndërsa një vit më pas, në vitin 2010 mbeti i vrarë miku i tij i ngushtë Franc Konomi.
Atentatet ndaj dy miqve dyshohet se ndodhën për shkak të bllokimit të trafikut të një sasie kokaine për në gadishullin Iberik.
Përplasja mes grupit të Konjarit dhe rivalëve kishte nisur herët, por shpërthyen në vitin 2006, kur mbeti i vrarë Fatjon Naxhaku, në afërsi të “Shkollës së Kuqe” në Tiranë. Naxhaku, 33 vjeç, i cili kishte mundur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu i Marsejës në Francë, ishte nisur për të ekzekutuar Domart Konjarin, mikun e ngushtë të Franc Konomit. Me maskë në kokë dhe pistoletë silenciator në duar, Naxhaku ka mbërritur pranë “Shkollës së Kuqe”, zonë në të cilën banonte Konjari dhe Konomi.
Naxhaku, një kontingjent mjaft i njohur për Policinë shqiptare pasi dyshohej për trafik droge, nuk mundi ta ekzekutonte shënjestrën e tij. Konjari arriti t’ia marrë pistoletën atij dhe ta qëllojë me 4 plumba. Autori kreu dënim të lehtë, pasi u cilësua vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes./a.m.