Policia dhe prokuroria kanë zbuluar të dhëna të rëndësishme lidhur me atentatin që i mori jetën 41-vjeçarit Devi (Dëfrim) Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pranë spitalit të pediatrisë. Mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasitn Domart Konjari lidhur me ngjarjen në fjalë.
Domart Konjari ëhstë një emër jo pak i njohur për drejtësinë. Emri i tij u kthye në çështja para pak kohësh. Ai i fundit ishte në kërkim nga drejtësia franceze për trafik kokaine, por u lirua nga drejtësia shqiptare në disa procedura të dyshimta.
Ai u rishpall në kërkim por mundi të arrtisej. Tashmë, ai sipas dyshimeve rezulton të jetë i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Burimet nga policia për JavaNews bëjnë me dije se vrasja ka lidhje me disa ngjarje të vjetra mes bandave në Tiranë. Domart Konjari njihet si mik i Franc Konomit, i vrarë vite më parë në një atentat në Tiranë. Vrasja e tij nuk u arrit të zbardhej kurrë nga drejtësia, por një prej të dyshuarve ka qenë edhe Devi (Dëfrim) Kasmi, i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë.
Dhe duket se është kthyer në rrugë tashmë, që ngjarjet mes grupeve kriminale që nuk zbardhen nga drejtësia, prodhojnë krime në seri. Ajo që e bën më të rëndë rastin e fundit është fakti se Domart Konjari ishte një person që u ndalua nga policia në pikën kufitare të Kapshticës ku u paraqit me identitet të rremë, por ai arriti të lirohej nga gjykata.
Kjo edhe pse ai dyshohej për një sërë vrasjesh si dhe Franca kishte një proces ndaj tij për trafik kokaine.
LIRIMI I KONJARIT:
Domart Konjari u arrestua në pikën kufitare të kapshticës më datë 04.11.2015, rreth orës 17:40. Ai u paraqit me një pasaportë me emrin Arben Lazri dhe tentoi korruptimin e policit me 50 euro për të “mos vonuar procedurat”. po pas verifikimit të shenjave të gishtave reuzltoi se ai isht shtetasi Domart Konjari dhe u ndalua nga policia.
Në bazë të një vendimi, i cili u kontestua nga ana e Prokurorisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në shkurt 2016, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Pas vendimit në fjalë, Domart Konjari fitoi lirinë, kurse Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet e saj për veprat e akuzuara në Francë, në bazë të materialeve të mbërritura nga autoritetet zyrtare të Parisit.
Lirimi i personit në fjalë shkaktoi edhe reagimin e Ambasadës Franceze, e cila me anë të një letre të publikuar pas vendimit të gjykatës, theksonte se kishte vite që Konjari hetohej nga policia franceze, e cila kishte investuar fonde e njerëz për zbardhjen e aktivitetit të shqiptarit.
Nga ana tjetër, Prokuroria shqiptare i vazhdoi hetimet edhe pas lirimit të Konjarit, dhe në bazë të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sërish, në dhjetor 2016, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Konjarit. Kërkesa u pranua nga ana e Gjykatës (e njëjta që kishte liruar Konjarin), por i akuzuari nuk është gjetur ende nga policia, pavarësisht se, me vendim gjykate, ai duhej të paraqitej pranë Policisë Gjyqësore në mënyrë periodike.