Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 41-vjeccarit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë rrugës “Kongresi i manastirit, në një rrugicë në krah të urgjencës së Pediatrisë. ‘BalkanWeb’ mëson se viktima, që pak kohë më parë kishte ndërruar edhe emrin nga Dëfrim në Devi Kasemi, kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Spanja, vend ku jetonte prej vitesh.
Duket se autorët kanë ndjekur lëvizjet e Kasmit dhe kanë studiuar vendin ku do të kryej ekzekutimi. Ata e kanë vrarë 41-vjeçarin pranë banesës së tij, në rrugicën ‘Petro Cani’. Atentatorët zgjodhën rrugicën e errët pa ndriçim për të kryer ekzekutimin mafioz.
Pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi emri i Dëfrim Kasmit nuk është i panjohur për policinë pasi dyshohej se merrej me veprimtari të ndryshme kriminale, dhe dyshohej si ekzekutor i disa vrasjeve, por asnjëherë nuk është faktuar fajësia e tij. Burime nga policia thonë për ‘BW’ se Kasmi bënte lëvizje të kufizuara dhe i ruhej një atentati për këtë arsye lëvizte i armatosur. Pas ngjarjes policia i gjeti në brez 2 pistoleta të cilat si duket nuk ka pasur mundësi ti përdorë pasi është qëlluar me 5 plumba nga të cilat e kanë kapur 4 duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m.