Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit” të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare.
Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.
Kërkesë për Mocion me debat shoqëruar me Rezolutë.
REZOLUTA.
Kuvendi i Republikes se Shqiperise
Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe në Bote.
Duke qene te vetedijshem per rolin e pazevendesueshem qe ShBA luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon.
Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.
Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.
Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone.
Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme
Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.
Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.
Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.
Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.
Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.
Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se.
Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare.
Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.
I kërkon qeverisë:
Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017
Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.
Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.