Skuadra angleze Manchester City dhe ajo spanjolle, Athletic Bilbao kanë arritur marrëveshje për transferimin e Aymeric Laporte.
Lojtari brenda pak orësh do të arrijë në Manchester, ku do të nënshkruaj kontratë me liderët e Premierligës.
Për shërbimet e tij, City do të paguajë 65 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij, shkruan El Pais.
Ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i Cityt në këtë afat kalimtar, pasi janë shumë pranë edhe mesfushorit brazilian të Shakhtar, Fred. /a.m.