Raundi i dytë i bisedimeve mes ministrit Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias pasoi një klimë të mirë në raportet mes dy vendeve dhe disa deklarata optimiste nga politikanë të dy vendeve për progresin e bërë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të mbetura pezull mes vendeve.
Por edhe pse çështjet e diskutuara në vija të përgjithshme ishin publike, nuk u specifikuan me detaje temat e diskutimeve duke mos marrë një përgjigje konkrete nëse në tryezë ishte hedhur për diskutim edhe çështja çame.
Për Greqinë kjo çështje nuk ekziston. Disa ditë pas këtyre bisedimeve, Ministri i Jashtëm Grek i është përgjigjur shqetësimeve të opozitës greke për çështjet e diskutuara.
Ai ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston dhe se nuk është diskutuar për këtë në negociatat mes vendeve.
“Nuk ekziston çëshja çame dhe sigurisht që nuk përbën pjesë në bisedimet mës dy palëve”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek në letrën me të cilën i ka kthyer përgjigje pyetjeve që i kishte bërë në Parlament për informim rreth bisedimeve greko-shqiptare kreu i departamentit të politikës së jashtme të Nea Demokratia, Jiorgos Kumuntsakos. Deputeti i opozitës greke qe fokusuar më tepër në çështjen came në pyetjet e tij rreth bisedimeve Kotzias-Bushati.
Kotzias ka thënë se “bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, për të cilat ka pasur mosmarrëveshje në 70 vitet e fundit dhe besoj se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjdhjeve të qëndrueshme për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane”.
Ndërkorhë, Tirana zyrtare as e ka mohuar dhe as e ka pohuar nëse kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve. Edhe pse nga kryeminsitri Rama ëhstë theksuar më shumë se njëherë se me Greqinë do të diskutohen të gjitha çështjet “duke parë njëri-tjetrin në sy”.
Po, ashtu ministri Bushati ka deklaruar në raportimin në Komisionin e jashtëm se “Çdo shtetas me origjinë çame do të gëzoj pronat në Greqi”, duke theksuar se të gjitha çështjet janë diskutuar./JavaNews/a.m.