Sot do të përcillet në banesën e fundit Aldison Belulaj, i cili ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës. Familja ka hapur dyert e mortit në Zharrëz, ndërsa djali i dajës së Aldison Belulajt, Astrit Korroveshi ka folur për Report Tv. “Kemi qëndruar gjithmone pranë. Gjatë gjithë kësaj jave. Edhe në çastet e fundit ishim afër. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me familjen e vajzës. Dy të rinjtë mund të përfundonin në martese jo në këtë fund tragjik” deklaroi ai.
I riu nga Fieri pas vrasjes së Ariela Muratit tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasditen e djeshme ndërroi jetë. Dy të rinjtë ishin nga fshati Zharrëz i Ferit dhe të dy kishin mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Sotir Çapo”. Ariela Murati, studente e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë ishte e lidhur prej 4 vitesh me Aldison Belulajn që studionte për Infermieri, por prej dy muajsh ishin ndarë dhe prej 10 ditësh nuk kishin komunikim.
Aldison Belulaj i kishte kërkuar disa herë Ariela Muratit për t’u lidhur. Pavarësisht insistimit të 23-vjeçarit, studentja nuk e kishte pranuar lidhjen e dashurisë. Aldison Belulaj nuk e pranonte dot faktin e refuzimit dhe mesditën e së dielës së kaluar e qëlloi me tre plumba para Fakultetit te Mjekësisë, teksa vajza ishte e shoqëruar me motrën dhe me kushërirën e saj.21-vjeçarja humbi jetën në vend, pasi mori një plumb në kokë, një në krah dhe një në këmbë.
ma.me