Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ripërsëriti akuzën e opozitës ndaj Kryeministrit Edi Rama se po mbron krimin.
“Kriminelët e vet, me të cilët ka ardhur në pushtet dhe mban pushtetin, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, Rama nuk i ekstradon, përkundrazi u siguron lirinë dhe paprekshmërinë”, tha Bylykbashi.
Sipas deputeti demokrat, Kryeministri po shkatërron reformën në drejtësi për të mbrojtur Saimir Tahirin.
“Sepse kështu mbron veten e tij dhe pushtetin e tij të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës”, u shpreh ai.
a.ç