Një shqiptar 28-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së dielës në Itali, pasi u përfshi në një aksident rrugor.
Besmir Perona u përplas nga një automjet, teksa ishte duke ecur në këmbë nënë shoqërinë e një tjetër shqiptari. Edhe ky i fundit mori lëndime nga aksidenti, por ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Ndërkohë, është ndaluar personi që drejtonte automjetin që përplasi të rinjtë në rrugën “Lido”.
a.ç