Një dëmtim horror, shkaktoi panik në ndeshjen e vlefshme për “FA Cup” mes Peterborohut dhe Leisterit. Mesfushori i skuadrës vendase Dani Loid në tentativë për të shënuar, topi përplaset në krahun e tij dhe ai godet me qafë shtyllën pingule të portierit kundërshtar.
26-vjeçari pësoi një tronditje të rëndë dhe menjëherë u desh ndërhyrja e mjekëve. Disa minuta pas mjekimit, Loid u ngrit në këmbë për të marrë mjekim më të detajuar jashtë vijave të fushës.
Pas mjekimit të specializuar, mesfushori vijoi lojën normalisht dhe për fat të mirë nuk pati asgjë shqetësuese.
/Panorama