Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në edicionin e lajmeve të televizionit “Fax News” ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar ditën e sotme si edhe ka treguar planet për vazhdimësinë e aksionit opozitar.
Paloka ka paralajmëruar se protestat do të shkojnë drejt përshkallëzimit dhe me kalimin e kohës do të jenë më të ashpra.
Deputeti demokrat e ka justifikuar këtë përshkallëzim që ai thotë se do të shkojë deri në mosbindje civile, duke thënë se përderisa kryeministri shkel ligjin edhe opozita mund të bëjë të njëjtën gjë.
“Pas kësaj do të vijnë hapat e tjerë.
Ne e kemi marrë vendimin që me këtë qeveri nuk ka asnjë lloj kontakti përveç përballjes. Që do të thotë me forma të mosbindjes civile.
Po sigurisht që mosbindja civile nuk është më një protestë paqësore.
Do të jenë forma të të protestuarit që dalin jashtë rregullave. Kur ne kemi një kryeministër që shkel ligjet dhe rregullat edhe qytetarët nuk do të rrinë më kokulur. Nuk do të ketë më ndalje”, tha Edi Paloka
Po ku ka deshtim me te math se protesta e djeshme,po ku ka me turp te degjosh kryrmadhin ne diten me krize te saj,po ke mund te degjoje die e te te mbushi mendjen?????