Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si madhështore protestën e ditës së sotme nga opozita e bashkuar.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili ka falënderuar protestuesit duke shtuar se me kaq protestues me vete mund të marrin para çdo qeveri kriminale, siç e quajti ai, qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Reagimi Vasilit:
Falenderim pa fund nga zemra per ju qe erdhet ne protesten madheshtore sot.
Miq qe erdhet nga gjithe Shqiperia, Divjaka, Lushnja, Fieri, Patosi, Rroskoveci dhe Mallakstra.
Sot te gjithe ju i dolet per zot Shqiperise dhe familjeve tuaja.
Askush nga sot nuk ka guxim t’ju dhunoje familjet dhe buken e gojes,t’ju dhunoje dinjitetin dhe krenarine.
Sot jemi shume te forte krah njeri tjetrit dhe jemi aq shume sa marrim perpara cdo qeveri kriminale si kjo e Edi Rames.