Shumë qytetarë iu bashkuan sot protestës së opozitës por shumë prej tyre duket se e ishin thjesht për të shijuar disa birra.
Në vend të fjalimeve që po mbanin drejtuesit e opozitës, duket se protestuesit kanë shijuar birrat dhe pije të ndryshme alkoolike, që sikurse faktohet edhe nga këto foto, kanaçet janë të hedhura në trotuare ose pranë pemëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndryshe nga shumë vende të tjera europiane ku janë vetë organizatorët ata të cilët bëjnë pastrimin e vendit ku mbahet tubimi, një gjë e tillë nuk ndodhi në protestën e organizuar sot nga opozita, aq më tepër që kreu i saj ka qenë jo më larg se 3 vite më parë edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Shishe plastike, letra farat dhe tabelat bashkë shkopinjtë e marrë me vete ishin hedhur në tokë ose tek pemët.
Por ajo që binte në sy ishte edhe flamuri i Bashkimit Europian i hedhur në tokë nga protestuesit. Ditët e fundit ka pasur edhe një tensionim të deklaratave të drejtuesve të opozitës ndaj përfaqësuesve diplomatikë të vendeve anëtare të BE në vendin tonë lidhur me mbështetjen që ata kanë dhënë për procesin e reformës në drejtësi.