Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 15 kallëpe tritol, me peshë totale 6 kilogramë. Pas disa informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr. 4 Sarandë, mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë.
Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në vendin e quajtur “Rruga e Kasolles”, në lagjen Nr.4, Sarandë, 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në këtë lagje janë gjetur edhe më herët sasi tritoli. Më 9 maj 2016 në këtë lagje janë gjetur 12.9 kg tritol; më 3 dhjetor 2015 janë gjetur 32 kg tritol; më 29 tetor 2015 janë gjetur 400 gramë tritol, ndërsa më 30 tetor 2017 janë gjetur 6 kg tritol.
ma.me