Monika Kryemadhi shprehet se Edi Rama është i vetëm dhe i rrethuar nga ministra të cilët i konsideron “kukulla” që nuk i zgjasin dot jetën.
Kryetarja e LSI-së thotë se sot në protestë ka shkuar si një nënë, si një grua dhe si një vajzë që e do vendin e saj.
Kryemadhi ka vijuar sulmet e saj ndaj aleatëve të mëdhenj të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Në fjalën e saj përpara protestuesve, ajo thotë se kryeministrin Edi Rama nuk e shpëtojnë dot ndërkombëtarët duke lënë të kuptohet se mesazhi i saj adresohej konkretisht ndaj ambasadorit Donald Lu.
“Përshëndetje të gjitha grave dhe vajzave shqiptare që kanë ardhur sot, të gjithë djemve të rinj që i thanë jo Edi Ramës dhe erdhën për të protestuar, për të gjithë ju qytetarë që jeni tek busti i heroit.
Për të gjithë ju qindra e mijëra shqiptarë që protestoni kundër një njeriu që është vetëm.
Një politikan që është vetëm dhe i rrethuar ga kukullat e tij që nuk ja zgjasin dot jetën as edhe një minutë.
Nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetare. Jam sot si ju, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike. Jam si një grua, si një nënë, Vij sot këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari, zërin e çdo gruaje që do të shpëtojë nga makthi i varfërisë.
Duhet të protestojmë si çdo shqiptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët.
Ku njeri urren vendin e tij, familjen e tij, ky njeri nuk do flamurin e vendit të tij.
Ky njeri i cili sot është vetëm sepse e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm. Është vetëm i mbyllur në zullumin e tij që nuk ka ambasadorë.
Vajza, burra gra që ta shpëtojë sepse i ka të gjithë kundër.
Ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar por shqiptarët nuk e kanë harruar që ka 20 vjet në pushtet sa ç’kanë të gjithë km në pushtet.
Ju kërkoj falje edhe në emër të klasës politike që i kemi dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi,” u shpreh Kryemadhi.