Reshjet e mëdha të shiut sollën evakuimin edhe në zonat e tjera përgjatë lumit Seine, pasi edhe edhe lumenjtë tjerë dolën nga shtrati.
Seine të enjten në mbrëmje arriti nivelin prej 4.53 metra në urën Austerlitz në lindje të Parisit.
Pritet që niveli i ujit të rritet edhe gjatë fundjavës. Zyrtarët francezë bënë të ditur se në Paris janë regjistruar reshje dyfish më të mëdha se zakonisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kati i poshtëm i Muzeut Louvre do të mbyllet për publikun deri të dielën, por në muzeu nuk planifikojnë zhvendosjen e veprave artistike./a.m.