Toni Kroos është duke e menduar seriozisht largimin nga Real Madridi verën e ardhshme.
Mesfushori gjerman tashmë u ka thënë miqve të afërt se nuk ndihet i rehatshëm në radhët e një skuadre që momentalisht udhëhiqet nga Zinedine Zidane, raporton Don Balon, përcjell Express.
Ai konsideron se skuadra e ka humbur ndjesinë për të garuar dhe prandaj është duke e konsideruar mundësinë e largimit dhe nisjes së një sfide të re larg “Santiago Bernabeut”.
Ai e di shumë mirë se Pep Guardiola do të ishte i kënaqur ta kishte në skuadrën e Manchester Cityt, me Juventusin që po ashtu do t’i trokiste në derë.
E për ta hedhur poshtë mundësinë e braktisjes së Real Madridit një herë e përgjithmonë, Toni Kroos kërkon që presidenti i klubit, Florentino Perez, ta transferojë mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, David Alaban.
Sipas Kroos, ish-bashkëlojtari i tij te Bayerni do të ishte blerja ideale për Realin që ta rikthejë formën. (b.an)