Dje ministria e Energjitikës njoftoi se Shqipëria kishte fituar gjyqin në Arbitrazh për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit, kundër kompenisë Hydro s.r.l me aksioner biznesmenin Francesko Becchetti.
Ndërkohë Top Channel i kërkoi një reagim kësaj shoqërie e cila na shpjegoi se ka detyrimin të saktësojë se vendimi i dhënë nga Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë është një Vendim i pjesshëm për të cilin nuk është bërë asnjë cilësim vlere dhe për të cilën vetë Gjykata është e rezervuar.
Në reagim thuhet se eshtë me vend të qartësohet se ky “vendim i pjesshëm nuk ka marrë në shqyrtim provat e depozitura lidhur me shpronësimin e koncesionit sepse ato janë dorëzuar më vonë. Përkundrazi, Arbitrat ftuan Hydro-n për të filluar një arbitrazh të dytë. Hydro, më 30 qershor 2017, njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe ministrine e energjitikes për kërkesën e dytë për Arbitrazh në të cilën nga Hydro ICC-së ju kërkua të konstatojë: Keqbesimin kontraktor nga ana e Ministrit të Energjisë për krijimin e provave të rreme nëpërmjet agjencisë në varësi të tij, AKBN, lidhur me moskryerjen e pretenduar të punimeve të përgatitjes së materialit për trupin e digës në Kalivaç, siç u pranua më në fund me shkrim edhe nga vetë Qeveria dhe mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Becchettit. Detyrimin e Ministrisë së Energjisë për të paguar kompensimin për shpronësim siç parashikohet në Marrëveshjen e Koncesionit”.
Dëmet për të cilat Hydro pretendon shpërblim llogariten në qindra miliona euro. Seanca e parë në këtë arbitrazh u mbajt më 23 janar 2018. Për Top Channel reagoi edhe administratori i hidrocentralit, Ceccobelli i cili deklaron se do të sugjeronte që, për të informuar publikun shqiptar në mënyrë transparente, Ministri Gjiknuri duhet të presë derisa të shpallet vendimi përfundimtar i Arbitrazhit dhe rezultatet e shumë çështjeve tjera që janë në zhvillim.