Kandidati i koalicionit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, ka vijuar sot takimet me qytetarët e Tiranës. Ka qenë Njësia nr. 7, njësia që ka zgjedhur Veliaj për të bërë takimin e radhës për të dëgjuar qytetarët.
Në fjalën e mbajtur nga Veliaj para se të fillonin pyetje-përgjigjet, tha se 21 qershori do ta çojë Tiranën në drejtimin e duhur.
Veliaj u ndal gjatë në argumentin se qytetarët nuk ndahen në të majtë dhe në të djathtë sepse problematikat janë të të gjtihëve.
“Askush nuk do të jetojë mes plerave, pa ndiçim, pa rrugë të shtruara, pa gjelbërim, etj”, tha Veliaj.
Duke folur për atë që shihet si neglizhencë qytetare, Veliaj tha se kjo nuk mund dhe nuk do të ndodhë më.
“Nuk mund të presim edhe 4 vjet nga jeta jonë duke parë që qytetin ta lëmë të shkretohet”, theksoi Veliaj
I pyetur nga një qytetar se ç’do bëhet për ndriçimin, Veliaj tha se puonjësit janë me qindra në këtë sektor, por shëmbulli që ata ndjekin është si kryetari i bashkisë. Sipas Veliajt, është Basha ka dhënë shembullin që nuk punon por vegjeton dhe paguhet nga punët e dyta në Hollandë. “Pikërisht për këtë arsye edhe punojësit nuk punojnë duke ndjekur shëmbullin e të parit.“, tha Veliaj. Duke folur për këtë, Veliaj tha se pas 21 qershorit, bashkia do punojë 24 orë në 7 ditë të javës, 365 ditët e vitit.