Ditën e djeshme, Drejtora e Hetimit Tatimor, rajoni qëndror, ka referuar prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane fakte dhe prova materiale se persona te ndryshem kane regjistruar subjekte tregtare ne menyre fiktive, pa asnje lloj aktiviteti, me qellim terheqjen e blloqeve tatimore te TVSH. Duke leshuar keshtu fatura TVSH-je, shitje fiktive per subjekte te 3-ta, vlera e te vilave shkon ne 9 milione dollare.
Dje u arrestuan 6 nga 11 biznesmenët që ishin pjesë e kësaj skeme mashtrimi, ndërsa vazhdonte kërkimi për 5 të tjerët.
Por burimet bëjnë me dije se ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar edhe biznesmenin e 7-ë.
Burimet e sigurta për lexo.al thonë se bëhet fjalë për Mersin Merja me numër Nipti L61327025K me aktivitet: “Germime dheu me punime eventuale murature e beton arme. Prishje dhe punime ne toke te germuar. Prodhime materiale inerte. Prodhim elemente betoni e beton arme te zakonshem-pararendur, gure dekorative. Prodhime materiale me baze butymi-sintetike.”
Ndërkohë vazhdon puna për arrestimin e 4 biznesmenëve të tjerë të shpallur në kërkim inicialet e të cilëve janë:
Shpallur në kërkim shtetasit:
B.Gj
A.B
E.SH
S.K
Arrestuar:
Dhimitraq Çelo
Shkelqim Hasani
Bujar Murataj
Ruzhdi Murataj
Indrit Sulaj
Nevruz Lami
Mersin Merja