LSI vijon me sulmet ndaj ambasadorit Donald Lu.
Kryetari i Grupit të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar ambasadorin amerikan në Tiranë në lidhje më deklaratën e këtij të fundit për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.
Në një postim në facebook Vasili thotë se i kërkon “ndjesë” Donald Lu se e paska keqkuptuar premtimin për arrestimin në janar të “peshqve të mëdhenj”.
Më tej ai shkruan se pavarësisht se u fol që do kapeshin, peshqit e mëdhenj u lanë të lirë.
“Ndjese 1000 here i paskemi keqkuptuar ata, qe na premtuan per peshqit e medhenj.
Ata qe folen ne janar per peshqit e medhenj e kishin fjalet qe peshqit e medhenj do leshoheshin dhe jo do kapeshin.
Ndjese perseri per keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave te rrjetes se perkohshme te prokurorise, qe peshqit te dalin te gjithe dhe pa siklet.”, shkruan Vasili në facebook.
Ndërkohë jo më larg se dje ambasadori amerikan iu përgjigj akuzave të LSI duke thënë që të lënë fjalët dhe t’i futen punës për Reformën në Drejtësi.
/a.m.