Kati i dytë i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd është përfshirë nga flakët. Ngjarja në fjalë u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 15:30.
‘BalkanWeb’ raporton se shkak i zjarrit është bërë një ngrohëse, e cila ishte harruar e ndezur nga punonjësit e kësaj qendre poshtë një tavoline. Kaq ka mjaftuar që kati i dytë i këtij institucioni të përfshihej nga flakët, duke rrezikuar kështu edhe jetën e punonjësve.
Sakaq, pas ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses u bë i mundur lokalizimi i flakëve. Ndërkohë nga zjarri janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.