Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, ka thënë se Lionel Messi është futbollist më i mirë se legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.
Gjatë vizitës së tij diplomatike në Rusi para Kupës së Botës, presidenti i Argjentinës u pyet rreth mendimeve që ka për futbollin si dhe se kush është më i mirë mes dy legjendave të vendit të tij, transmeton Express.
Macri është figurë me përvojë në futbolli, pasi në të kaluarën ka qenë president i Boca Juniors. “Kam vendosur dhe Lionel Messi është më i mirë se Diego Maradona”, ka thënë ai për televizionin rus RT.
“Është shumë më vështirë të jesh më i miri në këtë kohë se në të kaluarën, në radhë të parë sepse loja luhet me shpejtësi tjetër dhe me stil më ndryshe”, ka thënë ai teksa e ka arsyetuar qëndrimin pro-Messit. (b.an)