Me 11 vite vonesë, Izraeli lejoi përdorimin e teknologjisë 3G për telefonat celularë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raporton AA.
Që nga mesnata, një nga 2 GSM operatorët në Palestinë, Jaëëal, nisi t’u ofrojë abonentëve të vet teknologjinë 3G ndërkaq operatori tjetër me më pak ndikim, Al-Watanija, si pasojë e grevës në kompani, ende nuk kishte mundësi për të kaluar në aplikimet e reja.
Tani për tani, përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor do të jetë i kufizuar ndërsa bëhet e ditur se këtë teknologji Izraeli ende nuk e ka lejuar në Gaza, përgatiti Koha. (b.an)