Ai konsiderohet si një nga vrasësit serial më të tmerrshëm në botë. Quhet Robert Pickton dhe ka qenë fermer derrash në Kanada. Pickton vrau plot 49 femra në fermën e tij, shumica e të cilave ishin prostituta.
68-vjeçari i merrte ato në lagjen e dritave të kuqe në Vankuver dhe pastaj i çonte në fermën e tij, ku i therte.
Mishin e tyre pastaj, ua shiste klientëve, disa prej të cilëve ishin edhe policë, të cilët mendonin se po blinin mish derri.
Së fundmi, një dokumentar ka hedhur dritë më vrasjet e tij, ndërkohë që vetë Pickton rrëfen krimet e tij tronditëse.
Ai i thotë në këtë dokumentar një polici të maskuar si i burgosur, se kishte për qëllim që të vriste 50 femra, por nuk e arriti qëllimin me vetëm një femër, pasi siç thotë ai, u bë i ngathët.
“I çoja në punishten e grirjes së mishit.
“Në fund u bëra i avashtë. Më kapën, ia q…, u bëra i avashtë.
Doja të bëja edhe një, doja të bëja 50”, thotë ai në dokumentar, gjatë një bashkëbisedimi me policing të cilin e mendonte se ishte i burgosur.
Pickton u arrestua në shkurt të vitit 2002, ndërsa ka pranuar se teknikat e vrasjes së viktimave ishin të ndryshme.
Në disa raste u injektonte antifrizë në trup, duke u thënë se ishte drogë, ndërsa në raste të tjera i therte derisa të ndërronin jetë.
Në rrëfimin e tij ai shfaqet komplet i akullt, duke mos shfaqur asnjë emocion.