Drejtuesi i Sigurisë Publike, Altin Qato, po raporton në Komisionin e Sigurisë për “masat shtesë të sigurisë publike”. Qato nënvizoi rëndësinë e pajisjes së subjekteve me kamera sigurie me cilësi të lartë, pasi në shumë raste, siç tha ai, cilësia e dobët bën të pamundur identifikimin e autorëve në raste
Altin Qato: Jo se identifikohen dhe nuk kapen. Policia punon në identifikimin nëpërmjet kamerave funksionon, por herë pas herë duan kohën e vet për të përcaktuar qartë kush është personi. Në shumë raste objektet që kanë montuar kamerat nuk kanë cilësi të lartë për të bërë paraqitje të qartë të autorit, ndaj kemi përcaktuar në ligj që të rritet cilësia e kamerave.Kemi përcaktuar një sërë objektesh që janë në risk në këtë ligj që të vendosin kamera për leximin optik të targave, në shumë raste mjetet fiksohen por janë të paidentifkueshme targat për shkak të cilësisë së ulët.
Por deputeti socialist Paulin Sterkaj u shpreh skeptik në këtë drejtim, duke thënë se nuk është kamera që mund të zbulojë kriminelin, por duhen dhe persona fizikë.
Paulin Sterkaj: Ka shumë raste në vite që subjektet private i kanë montuar kamerat. Kamerat identifikojnë grabitësit por autorë nuk ka, a mund të na jepni një përgjigje? A mund të ishte një mënyrë shumë më e mirë se kamerat? Flas dhe si qytetar i dëmtuar.
Altin Qato: Prandaj përcaktojmë vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë. Policia punon me identifikimin dhe duan kohë për të identifikuar por në shumë raste kamera nuk e identifikon qartë. Kemi përcaktuar në ligj dhe vendosjen në kamera për leximin optik të targave.
Paulin Sterkaj: Nuk besoj se kemi parashikuar cilësi më të lartë se kamerat që janë montuar në banka. Nuk mendoj se është kamera që mund të zbulojë kriminelin, por duhen dhe persona fizikë. A mos është neglizhencë e policisë apo cilësia e kameras.
Altin Qato: Kemi raste kur përmes kamerave kemi identifikuar autorët. Dhe për një rast në vjedhjen e një karburanti në Sarandë arrestuam autorin brenda 10 orësh. Ka raste që ju nuk i përmendi, kamerat kanë fiksuar autorët ne po punojmë për identifikimin e tyre.
a.ç