Blerja e Sky nga kompania Fox nuk është në interesin publik përsa i takon pluralitetit të mediave. Kështu u shpreh Autoriteti Britanik i Konkurrencës dhe tregjeve, sipas të cilit nëse shitje kryhet siç është planifikuar, familja Murdoch do të kishte kontroll të tepruar të organizatave mediatike në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky mendim i Rregullatorit është një sugjerim për ndryshime në marrëvëshje, para se të dalë raporti i tij final i Majit. Sky dhe Fox thanë se e vlerësojnë opinionin e Rregullatorit dhe se kanë nisur të marrin masa për të adresuar pluralitetin mediatik. Fox, e cila i përket manjatit Rupert Murdoch, zotëron 39% të aksioneve të Sky dhe po përpiqet të blejë 61% e mbetur.
Por autoritetet britanike mendojnë se zotërimi i plotë i Sky do t’i jepte Fondit të familjes Murdoch ndikim të tepruar mbi opinionin publik dhe axhendën politike. Por situata është mjaft e cuditshme dhe shqetësimi i autoriteteve britanike mund të eleminohet në varësi të zhvillimeve matanë Atlantikut.
Kolosi amerikan Disney ka rënë dakord të blejë Fox nga Murdoch dhe thjesht pret miratimin e autoriteteve. Nëse kjo ndodh, mediat e Fox i kalojnë Disney dhe Londra nuk ka pse shqetësohet. Nëse Fox nuk blen Sky, sërish s’ka problem, pasi duke blerë Fox, Disney zotëron 39% të aksioneve të Sky dhe pastaj mund ta blejë që të gjithë./a.m.