Ata vendosin për politikat e vendit të tyre, por edhe të botës, por kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore, nuk të falin. Megjithatë ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin këto vende nuk marrin asnjë cent nga shteti në këtë anë, shkruan gazetametro.net
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij apo kryetarët e shteteve të tjera në botë, ka hequr dorë nga çdo vlerë monetare.
Më poshtë ju sjellim shifrat e 5 nga liderët më të fuqishëm botërorë:
Angela Merkel, asnjë nuk fiton më shumë se ajo në Europë
Kancelarja gjermane Angela Merkel, çdo vit përfiton 240.000 dollarë. Sipas revistës “Forbes”, e cila ka përpiluar renditjen e rrogave, Merkel është gruaja më e pushtetshme në botë. Asnjë nuk fiton më shumë se ajo. Presidenti francez merr 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministri britanik, 178 mijë. Në Itali, poltrona e pallatit “Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit.
Obama dhe presidentët e tjerë amerikanë: 3.2 mln $ në 8 vjet
Presidentët amerikanë kanë të drejtë të përfitojnë një rogë prej 400 mijë dollarësh në vit. Këtë shumë ka fituar Barack Obama një vit, gjatë tetë të tillëve në mandatin e tij të dyfishtë. Në total, bëjnë 3.2 milionë. Në ditë, bëjnë 1.095 dollarë.
Justin Trudeau, të drejtosh Kanadanë vlen 262 mijë dollarë.
I dyti pas presidentit amerikan sa i takon rrogës, është kryeministri kanadez, Justin Trudeau (45 vjeç, shumë sportiv), i cili fiton në vit 262 mijë dollarë, rreth dyfishin e asaj që merr një parlamentar kanadez.
Putin humbet me këmbimin
Kriza ekonomike e Rusisë me sanksionet e pësuara për shkak të konfliktit ukrainas, nuk i kanë bërë mirë qarkullimit të rublës (monedha ruse). Kështu, edhe xhepat e presidentit Vladimir Putin e kanë ndier: nëse në 2014-ën, ka fituar 7.7 milionë rubla (193.000 dollarë), në vitin 2015 rroga është rritur me valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por llogaria në dollarë shkon vetëm 137 mijë.
Kina është pranë, por shumë larg sa i takon rrogave.
Presidenti i Republikës Popullore kineze, Xi Jinping, përfiton një rrogë prej 22 mijë dollarësh në muaj, saktësisht sa marrin 22 anëtarët e Komitetit në zyrën politike të Partisë Komuniste Kineze. Sigurisht, për të drejtuar ekonominë e dytë në botë dhe 1.4 miliardë njerëz, është pak. Para së gjithash nëse krahasohet me shefin ekzekutiv që drejton Hong Kongun, ish-koloninë britanike, tashmë nën urdhrat kineze: 545 mijë dollarë në vit, thuajse 25 herë më shumë.