Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje është kapur sot nga Policia e Tiranës. Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Biraci, banues në fshatin ‘Kllojkë’, Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”.
Sipas policisë, ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale “ Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”, ku gjate operacionit të bërë ne fshatin “Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ‘’ Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake” parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal./a.m.