Blerja në internet është shumë e përshtatshme, pasi mund të kërkojmë për produkte që kushtojnë më pak, dhe është e sigurtë që do t’i gjejmë. Shpesh, është një produkt i falsifikuar në Kinë, i shitur në platformat Alibaba, gjigandi i tregtisë elektronike me pothuajse 60,000 punonjës, me vlerë 450 miliardë dollarë në bursë. Çdo ditë, dhe vetëm në Kinë, shpërndan mbi 30 milionë paketa produktesh dhe përpunon 832 milionë porosi për blerje. Në platformën e Alibaba mund të blini gjithçka: nga veshjet tek agro-ushqimet, tek artikujt shtëpiakë, drogë dhe pajisje elektronike. Vetëm në 24 orë, vlera e shitjeve arrin në 25 miliardë dollarë. Në Kinë, 500 milionë njerëz janë përdorues të rregullt të këtij rrjeti informon JavaNews.
Kina i dërgon me postë produktet, një nga një, kudo në botë. Dogana rrallë kontrollon paketën individuale me një palë këpucë, një blender ose kufje; në shumë vende rregullat nuk imponojnë kontrollin ose sekuestrimin e një pakete në të cilën është shkruar “për përdorim personal”. Kjo do të thotë se në qoftë nuk ndalohet në Kinë, mos e ndaloni më atë.
Si e mbrojnë kompanitë veten nga falsifikimi?
Sot funksionon kështu: në platformat ku çdo ditë arrijnë mijëra shitës të rinj, askush nuk është i detyruar të tregojë licencën për të shitur një produkt të caktuar. Pra, si e mbron veten për shembull, sipërmarrësi i Veneto, kur ai e kupton se dikush po i shet këpucët e tij me një çmim të lirë? Ju mund të ankoheni te Alibaba dhe nëse mund t’i tregoni shitësin e veçantë, ndoshta kjo ofertë hiqet nga platforma, por që mund të rishfaqet pas dy javësh shkruan JavaNews. Ose mund t’i drejtohesh autoritetit kinez (Administrata për Industri dhe Tregti), e cila zakonisht përgjigjet: “Kërkoni një hetues dhe gjeni fabrikën ku prodhojnë këpucë të falsifikuara; pastaj ne do të ndërhyjmë ».
Në praktikë, nëse kjo marke nuk është regjistruar në Kinë, është e pamundur të hiqet nga platforma e shitjeve, ndërkohë që ka të ngjarë që e njëjta markë të jetë regjistruar diku tjetër, pasi kinezët e dinë në kohë reale çdo markë që ekziston në tregun ndërkombëtar.
Pse nuk bëjnë padi pronarët e markave tregtare?
Ligji nuk është i qartë, madje as për avokatët, dhe në fund të pronarët e markave tregtare nuk e shohin të përshtatshme të bëjnë padi për të paktën tre arsye:
1) kompensimi është i ulët;
2) Alibaba ka burime të mëdha dhe avokatë të mëdhenj, të cilët kanë një ndikim të madh në gjykatat lokale;
3) zakonisht kompanitë dëshirojnë të bëjnë biznes përmes grupit Alibaba dhe, nëse e denoncojnë atë, bëhet më e vështirë.
Qershorin e kaluar, në Detroit, në praninë e qindra sipërmarrësve, kreu i Alibaba, Jack Ma, pranoi: “Falsifikimi është kanceri ynë”.
Sa është vlera e tregut të rremë të produkteve të falsifikuara?
Vlera e falsifikimit arriti në 1.7 trilion dollarë në vitin 2016 dhe me një rritje prej 70% vlerësohet të jetë në 5 vitet e ardhshme informon JavaNews. Pagesa Bitcoin bëhet gjithnjë e më normale, edhe pse Alibaba nuk e pranon… ende jo. Thuhet: “Ndiq paratë, dhe do të shkosh te hajduti”. Por, me bitcoins, çfarë po ndjek?
Pasojat shoqërore
Konsumatori, duke kërkuar çmimin më të ulët për çdo produkt, në të vërtetë ushqen prodhimin paralel të produkteve false: nga ilaçet tek pjesët e makinave, deri në elektronikë. 99% e pjesëve të zëvendësimit të iPhone dhe adaptuesve nuk janë të sigurta, pasi nuk besohet të jeën origjinale. Kësisoj edhe vetë përfiton produkte që nuk janë efikase dhe nuk zgjasin. Po si ia bëjnë kompanitë e vogla dhe të mesme në konkurrencë me falsifikuesit, tregun e zi dhe dyqanet online që u japin përparësi artikujve që kushtojnë më pak? Ka vetëm një rrugë: të ulin çmimet edhe ata. Kjo do të thotë ulje e rrogave të punonjësve dhe reduktim në minimum i të drejtave të tyre si lejet vjetore, ato në rast sëmundjesh apo lejet e lindjes. Kompanitë dalin nga territori i shëndetshëm i konkurrencës së lirë për të hyrë në atë të braktisjes sociale.
Përgjegjësia e qeverisë kineze
Nëse kontrollet nuk fillojnë nga Kina, nuk ka asnjë shpresë për ndalimin e falsifikimit global dhe përgjegjësia më e madhe qëndron tek qeveria kineze, e cila duhet të vendosë rregulla të qarta dhe efektive për mbrojtjen e të gjitha llojeve dhe sigurisë së konsumatorit dhe gjithashtu të tatohen fitimet e shitjeve në internet. Ata që kanë fuqinë për të imponuar një ndryshim të natyrshëm janë gjithashtu pronarët e markave të mëdha botërore dhe shoqatat tregtare, të cilat në vend që të mendojnë për veten e tyre, duhet të investojnë në hulumtime serioze dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë kineze.
Në të gjithë botën perëndimore qendrat tregtare mbyllen, dyqanet mbyllen dhe qeveritë po synojnë zhvillimin e tregtisë elektronike, ku sigurisht nuk ka vetëm shitje të rreme ose të produkteve të falsifikuara, por kalon çdo ndërmjetësim, për të lehtësuar thjeshtësimin. Askush nuk paguan taksat doganore.
Si dhe ku shtrihet Alibaba
Parashikimet e rritjes së platformës Alibaba janë të mëdha: po llogaritet qe brenda vitit 2020 te kete një kapital 1 trilion dollare, duke mposhtur Apple, Amazon, Facebook, Tencent shkruan JavaNews. Themeluesi i saj, Jack Ma, tha për Newsweek: “Kina ka ndryshuar falë nesh për 15 vitet e fundit. Tani ne shpresojmë se bota do të ndryshojë falë nesh në 15 vitet e ardhshme “. Gjiganti po bën blerje dhe investime në të gjithë sektorët dhe në mbarë botën.
Përgatiti për Javanews.al
Alfons Çupaj