Pëermes një sistemi të ri elektronik, tashmë radhët në qendrat shëndetësore do të eliminohen.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ku shpjegohet se si përmes sistemit E-referimi përcaktohet orare fikse për secilin pacient, në mënyrë që mos të presin në radhë.
Për më shumë postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë shpjegim se si Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eleminuar radhët e pritjes, burokracitë e sorollatjet pa fund të qytetarëve për të marrë shërbimin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë 🌹
Në Tiranë, çdo ditë kursehen plot 25 orë pune për mjekët duke mundësuar 50 vizita mjekësore më shumë në ditë për pacientët 👍🏼
/a.m.