Liverpooli ka pësuar humbje nga ekipi i fundit në tabelën e Premier Ligës, Swansea, në kuadër të javës së 24-të.
Alfie Mawson realizoi golin e vetëm në fitoren 1 me 0 të Swanseas. Ai shënoi në minutën e 40-të.
Në tabelë, Liverpooli mbetet i katërti me 47 pikë, tri më pak se Chelsea që është i treti dhe gjashtë më pak se Manchester Unitedi që është i dyti.
Manchester City mbetet lider me 65 pikë në tabelë. Sëansea mbetet me vetëm 20 pikë në pozitën e fundit. (b.an)