Një gjyqtar spanjoll refuzoi sot kërkesen e prokurorisë për të ri-lëshuar një urdhër arresti evropian për udhëheqësin e shkarkuar të katalonjës Carles Puigdemont lidhur me rolin në shpalljen e një anshme të pavarësisë së rajonit.
Kërkesa e prokurorisë erdhi ndërsa udhëheqësi separatis Puigdemont arriti në Kopenhagë në udhëtimin e tij të parë jashtë Belgjikës, që nga koha kur u largua nga vendi në muajin tetor.
Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Lartë Pablo Llarena pasoi vendimin e kryetarit të parlamentit katalanas për të propozuar Carles Puigdemontin si kandidat për të drejtuar sërisht qeverinë rajonale të Katalonjës.
Sipas Roger Torrent kandidatura e zotit Puigdemont është “absolutisht legjitime”.
Udhëheqësi separatist dëshiron ta drejtojë vendin nga Belgjika, ku ndodhet prej muajit fundit të tetorit, një mundësi që është përjashtuar nga qeveria e Madridit.
Në faqen e tij në twitter Puigdmont konfirmoi mbrritjen në kryeqytetin e Danimarkës ku do të marrë pjesë në një debat që organizohet nga universiteti i Kopenhagenit lidhur me krizën në rajonin Katalonjës./VOA/a.m.