Diplomatët thanë dje se debati me dyer të mbyllura me kërkesë të Francës, parashihet të zhvillohet sot dhe në të, po ashtu, do të shqyrtohet fushata ushtarake e qeverisë së Sirisë në provincën Idlib.
Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se Parisi është thellësisht i shqetësuar për “degradimin brutal të situatës” në Afrin, teksa monitoruesit e të drejtave të njeriut thanë se së paku 18 vetë janë vrarë, në 24 orët e para të operacionit të Turqisë.
Forcat turke pardje e filluan operacionin kundër njësiteve kurde YPG, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, përkundër vëretjeve nga Uashingtoni se një lëvizje e tillë mund ta destabilizojë mëtutje këtë rajon./a.m.