Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda tha se negociatat dypalëshe Greqi-Shqipëri të zhvilluara së fundi në Korçë i shkon si hermetike.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Doda tha se nuk dihet se çfarë duan të arrijnë të dyja palët. Referuar ligjit të luftës, Doda tha se Greqia e ka detyre ta heqë, spese është vend anëtar i NATO-s.
“E shoh si hermetik, unë nuk di se çfarë marrëveshje 2-3 ditëshe të mbyllura kokë më kokë në hotele luksoze dhe në një klimë që nuk kuptohet se çfarë duan të arrijnë. Mësëfundi thuhet që e paskemi një ligj lufte që ka 70 vjet që e ka shpallur mbreti por e kishim harruar se mundoheshim ta mbyllnim me traktate miqësie. Ndërkohë nuk është kjo rruga juridike dhe kemi kaq kohë që e përsërisim se kush duhet të jetë rruga juridike. Hilja greke vazhdon të ekzistojë. Nuk është thjesht ligji i luftës, por të gjitha ligjet që kanë rrjedhur prej saj që kanë tjetërsuar të drejtën e pronës, të nënshtetësisë të shtetasve. Pra janë disa ligje që kanë buruar prej saj të cilët e bëjnë nul aktin e heqjes së ligjit të luftës. Për çfarë është fitore heqja e ligjit të luftës?! Janë të dy vende anëtare, e ka detyrim heqjen e ligjit të luftës, por duhet të bëjë nul të gjitha aktet që kanë rjedhur prej saj dhe shtetasit grek me kombësi shqiptare do të duhet të marrin të gjitha të drejtat e punës dhe ti kthehet e drejta e nënshtetësisë”, tha ajo.
Po kush do të jetë qëndrimi i PDIU përballë këtyre çështjeve?
Përkrahim aktivitetin e Shoqatës “Çamëria”. Unë i bëj thirrje çdo anëtarë të komunitetit çam, ato që kanë të rënë gjatë eksodit, por edhe ata që ndjejnë që kjo është çështje e tyre, të vijnë nesër, të ndezin një qiri, të protestojnë në mënyrë qytetare përpara ministrisë së Jashtme. Do kërkojmë shpalljen e varrezave të Kllogjerit varreza historike. Nuk mund të mendojmë që do ketë një ceremonial shtetëror dhe do çohen shtetarët tanë të nderojnë pushtuesit grekë dhe mos nderojnë bashkëkombasit e tyre që kanë detyrim.
Kërkojmë në mënyrë imediate nxjerrjen të pakuptimtë të stadit të titullit të varrezës historike. AS marrëveshja e 2010 e zotit Berisha nuk e parashikon këtë emërtesë si varrezë historike. Do keni mundësi të gjitha hapat tona që do jenë aktive. do jenë në përputhje me ligjin, por ta harrojnë që kjo tokë do bëhet monedhë këmbimi.
Doda tha se këto çështje duhet të çohen në gjykatën e Strasburgut.
Strasburgu është një Gjykatë e të Drejtave të Njeriut dhe duhet të jetë shteti shqiptar që të ndihmojë dhe të çojë parpara në Strasburg çështjen e të drejtave të shqiptarëve që i është mohuar e e drejta e jetës, pronës, nënshtetësisë e kështu me radhë./Ora