Opozita ka intensifikuar takimet me mbështetësit në rrethe, ku ka kërkuar pjesëmarrje masive në protestat e 27 janarit.
Nga Pogradeci kryetari i demokratëve, theksoi se protesta është bashkimi i shqiptarëve kundër padrejtësisë, kundër varfërisë, kundër aleancës së qeverisë me krimin, si nëna e të gjithë të këqijave.
Basha: Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij. Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit. Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo! Eja me ne në sheshin e protestës! Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës! Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!”
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në takimin e zhvilluar në Fier ka theksuar dhe një herë se mazhoranca aktuale po kërkon të kapi drejtësinë.
Kryemadhi: Sepse kjo qeveri ka frikë nga populli nga njerëzit, nuk ka frikë as nga ligjet as nga Kushtetuta sepse ato i shkel me të dyja këmbët dhe i përdor si ti interesoj asaj. Por të vetmen frikë që ka është fryma nga protestuesit. Prandaj dhe data 27 janar ka një vlerë shumë të rëndësishme dhe shumë të madhe , për të gjithë ne më shumë për shqiptarët sesa për klasën politike. Kemi bërë thirrje të harrojmë flamujt politik, bindjet politike në datën 27 sepse është shumë e rëndësishme prezenca e qytetarëve për ti treguar qeverisjes më të keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria që edhe pse ti mund të uzurposh dhe të shkelësh me të dyja këmbët , Kushtetutën, parlamentin,ligjet çdo gjë, ti këtë popull nuk e shkel dot me këmbë.
Nga studio e lajmeve të Ora News, Grida Duma, ka nënvizuar se protesta e 27 janarit nuk do të jetë e dhunshme, por do të shërbejë për të ndaluar kapjen e drejtësisë dhe për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.