Tiranë, një djalë qëllon me armë një vajzë dhe më pas veten tek Spitali Nënë Tereza.
Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Nga informacionet e para bëhet me dije se dy të rinjtë janë në lidhje me njëri tjetrin.
Nuk dihet ende gjëndja e tyre klinike, por në minutat në vazhdim do ketë informacione.
Nuk dihet edhe shkaku real, por policia po punon me shpejtesi me njerezit qe i njohin te rinjte per te arritur ne nje perfundim.
Deri me tani eshte pare se jane 6 gezhoja ne vendin e ngjarjes. Hamendesohet se pese plumba jane derdhur drejt vajzes dhe njeren vrasesi ia ka drejtuar vetes. Arma me të cilën ka qëlluar i riu ndodhej në tokë pas aktit te rende dhe ajo eshte mbajtur nen vezhgim nga policia.
Deri me tani gjendja eshte shume e rende dhe nuk jepet shume garanci per te rinjte.